ShowBiz

Modelja 22-vjeçare var veten teksa fliste me bashkëshortin në telefon (Foto)

Një modele 22-vjeçare nga Bangladeshi, i ka dhënë fund jetës teksa po fliste me bashkëshortin në video.
Ajo kishte zgjedhur pikërisht këtë moment për të varur veten.

Sipas policisë, nuk dihen ende shkaqet që e çuan modelen drejt aktit ekstrem.
Risila Binte Wazer u gjet pa ndjenja nga familjarët në shtëpinë e saj në Dhaka, kryeqytetin e Bangladeshit.

Ajo u transportua në spital por nuk arriti të mbijetonte, pasi rrugës gjeti vdekjen.

Dyshimet e para mendohet të jenë për shkak të problemeve bashkëshortore.