Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka nisur takimet me liderët e partive për të marrë mbështetjen e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Aktualisht, lideri i LDK-së është në takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.
LDK e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme se do inicojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti për dy arsye; prishjen e raporteve me SHBA-të për shkak të taksës si dhe shkarkimit të paparalajmëruar të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.
Mustafa gjatë ditës pritet të ketë edhe takime tjera me liderë të partive opozitare.