Aktuale

MMPH ndan 50 mijë euro për rregullimin e kanalizimit në Mitrovicë

Ministri i Mjedisit Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin “Rregullimi i Kanalizimit në Mitrovicë”, i cili kap vlerën 50,000,00 €.

Me realizimin e këtij projekti të përkrahur nga Ministria e Mjedisit, banorët e Mitrovicës përfitojnë në ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së përditshmërisë së tyre.

Gjatë nënshkrimit të memorandumit Bahtiri, falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e dhënë në rregullimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi nisë realizimi i menjëhershëm i projektit.