Aktuale

Mlladiq dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Hagë ka dënuar me burg të përjetshëm Ratko Mlladiq.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish-Jugosllavinë

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiq, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor pas më shumë se 25 vjetësh nga masakra e Srebrenicës.