Policia e Kosovës ka rrethuar me shirita një lokacion në rrugën “Ibrahim Luftiu” në Prishtinë.
Mbi kulmin e një shtëpie të vjetër shihet një kukull në formë njeriu e mbështjell, por që nuk dihet se çka ka në të.
Policia e Kosovës konfirmon se rreth orës 11 kanë marrë një informatë për një mjet të dyshimtë.
“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.