Aktuale

Mjeku i QKMF’së së Prizrenit në karantinë pas kontakteve me vjehrrin e infektuar, kolegët e tij pritet t’i nënshtrohen testit

Para dy ditësh, është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Prizren. I infektuari është një stomatolog, i cili ishte kthyer nga një pushim në Bullgari. I njejti ka pasur kontakt me një prej mjekëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht urgjencës. Mjeku në fjalë tashmë është në vetëizolim dhe testimi i tij pritet të bëhet nesër. Nëse rezultati del pozitiv, do të testohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të, raporton Express.

Firdeze Haxhimagjun Skenderi, e cila pretendon se është mjeke, sot ka denoncuar një prej mjekëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht urgjencës, se ka rrezikuar shëndetin e 45 punëtorëve të urgjencës dhe pacientëve, meqenëse nuk ka treguar se ka pasur kontakt me të infektuarin me COVID-19.

Sipas saj, stomatologu i infektuar me koronavirus, e ka festuar ditëlindjen më 24 mars dhe në këtë aheng familjar kishte marr pjesë edhe një mjek i QKMF-së, i cili nuk iu kishte treguar kolegëve të tij deri në ditën kur stomatologu kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Thotë se për shkak se kolegët në QKMF kanë pasur kontakt me mjekun në fjalë, tani janë detyruar që të vetkarantinohen derisa të kryejnë analizat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, derisa ka treguar se mjeku në fjalë ka punuar edhe me pacientë për çdo ditë nga ora 07:00 deri në 15:00.

the authorGazetaKNN