Shëndetësi

Mjekimi natyral për pneumoninë

imptomat më të zakonshme të pneumonisë përfshijnë ftohje, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pneumonia mund të shkaktojë dhe simptoma të tjera si dhimbje koke, humbje oreksi, lodhje, djersitje, marrje mendsh, të vjella.

Trajtimi i duhur për këtë gjendje zakonisht varet nga tipi i pneumonisë.

Këto janë kurat natyrale për pneumoninë:

Hudhra Përzieni një kupë qumësht në 4 kupa ujë dhe shtoni një lugë e gjysmë çaji me hudhër të thërrmuar. Zieni përbërësit derisa të reduktohet në ¼ e sasisë fillestare. Pini tri herë në ditë.

Piperi i kuq Përzieni pak lëng limoni dhe pak piper të kuq në një gotë ujë. Pijeni disa herë ditë.

Lëng perimesh Kombinoni lëngun e spinaqit dhe karotës në një shkallë 2:3. Pini çdo ditë.

Shafrani

Përzieni shafranin pluhur në vaj të ngrohtë mustarde për të bërë një pastë. Fërkojeni në kraharorin tuaj. Pini një gotë qumësht të ngrohtë të përzier me një lugë çaji shafran pluhur, 2-3 herë në ditë.

Vaji i rigonit Shtoni dy-tri pika vaj rigoni në një gotë me ujë ose lëng të freskët. Pini tri herë në ditë.