Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” ku një kamion ka goditur nëntë vetura. Nga vendi i ngjarjes raportohet edhe për të lënduar. Ndërkaq në Qendrën Klinike Universitare janë dërguar tre të aksidentuar. Kështu ka treguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Mirlinda Qyqalla.
Ajo tha se të aksidentuarit nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se ekipa mjekësore janë duke u marrë me të lënduarit.
Nga hetimet e para thuhet se deri te aksident i rëndë erdhi pasi që kamionit të kompanisë së mbeturinave “Pastrimi” i kishte frerët e prishur.