Ekipe të mjekësisë ligjore kanë marrin trupin e pajetë të policit Armend Trena, i cili është gjetur pasdite në lumin Lepenc.
Pas 10 ditësh kërkimesh të FSK’së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca në kilometrin e 6’të nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, është gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena.
Video shfaq momentin kur mjekësia ligjore merr trupin për obduksion.
Trupi i policit Armend Trena është gjetur në ditën e 10’të të kërkimeve në Lepenc, 4 ditë pas gjetjes së trupit të kolegut të tij, Malsor Dashi, me të cilin me veturën zyrtare kishin rënë në lumë nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.