Mjalti i maresë është një mjaltë me veti te çmuara kurative. Nder shekuj ai është përdorur si detoksifikues për mëlçinë, diuretik, anti-asmatik, antiseptik veçanërisht për rrugët urinare dhe për të përmirësuar qarkullimin.
Ai njihet vetëm në zonat mesdhetare si Shqipëria, Portugalia, Italia, Korsika dhe Greqia. Ky mjaltë dallon për një shije veçanërisht të freskët por edhe pak te hidhur. Mjalti i maresë përmban një acid fenolik te quajtur Acid Homogentisik, i cili ka forcë antioksiduese tepër të fuqishme.
Studime të pesëvjeçarit te fundit mbi forcën antioksiduese te llojeve te ndryshme te mjaltit, kanë veçuar mjaltin e maresë si mjaltin me fuqinë me te madhe ne eliminimin e radikaleve te lira dhe neutralizimin e stresit oksidues ne organizëm. Shkencëtarë portugeze kane krahasuar 39 lloje mjalti lulesh, përfshirë mjaltë trumze, eukalipti, portokalli, mareje dhe akacie te bardhe. Mjalti i maresë rezultoi me përmbajtje më të larte te kalciumit, magnezit dhe hekurit, se bashku me mjaltin e eukaliptit. Ndërsa forca antioksiduese ishte dallueshëm me e lartë të mjalti i maresë me një përmbajtje të substancave fenolike me shumë se 600mg ekuivalente te acidit galik (GAE).
Krahasuar me mjaltin e gështenjës dhe të hikerrorit, ai i maresë dallon për force edhe me te larte antioksiduese.
Sasia e rekomandueshme
Konsumi i 2-3 lugëve të mëdha në ditë është i mjaftueshëm për të përfituar nga vlerat ushqyese të këtij mjalti. Ai mund të merret siç është, i holluar me ujë ose si pjesë e salcave të ndryshme të sallatave.
Kujdes: fëmijët nen moshën 2 vjeç nuk duhet te konsumojnë mjaltë!
Ky mjaltë përmban njësoj sheqer si llojet e tjera prandaj personat që vuajnë nga diabeti duhet ta llogarisin atë në sasinë ditore te karbohidrateve qe duhet të konsumojnë./blerinadiet.al