Aktuale

I mituri vodhi stoli ari në një shtëpi në Prizren

Gjatë ditës së djeshme në Prizren, një person ka hyrë në shtëpinë e viktimës me ç’rast ka vjedhur stoli ari.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është mashkull shqiptar i mitur. Me urdhër të prokurorit për të mitur i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KP