Aktuale

I mituri theret me thikë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media tregon se dje rreth orës 12:00, një i mitur është therur me thikë dhe ka pësuar lëndim të rëndë trupor.

“Viktima mashkull K-Shqiptar raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar –i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, shkruan në komunikatë.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje. /GazetaExpress/