Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar i mitur, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar të kryejë vjedhje në një lokal.
Më tej në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.