Aktuale

I mituri publikon foto me armë në Facebook

Një i mitur nga fshati Majac i Podujevës ka publikuar në rrjetet sociale një foto me një armë.

Njësitë policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava 8 mm dhe një karikator.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KosovaPress/