Ekonomi

Mittsou: Sigurinë dhe shëndetin e punonjësve e kemi kulturë në Sharrcem

Duke pasur parasysh faktin që kompania Sharrcem është një kompani e industrisë së rëndë, siguria vazhdon të jetë një nga fokuset kryesore të punës së tyre të përditshme.

Drejtues të kompanisë Sharrcem theksuan se prioritet i lartë dhe vazhdueshëm për ta mbetet zhvillimi një kulture të përgjegjshme të shëndetit she sigurisë në punë në këtë kompani.

Drejtori i përgjithshëm i Sharrcem, Emanuel Mitsou theksoi se siguria dhe shëndeti në punë në kompaninë Sharrcem është një kulturë që po  dëshirojnë për punëtorët dhe kontraktorët, sepse, sipas tij, është një industri e rëndë që punohet 24 orë në ditë.

Ai tha se në këtë kompani kanë instaluar pajisje dhe makineri të sofistikuara me standard të larta për të pasur siguri të lartë  në punë.

Kryeinspektori i Punës në kuadër të Ministrisë së Punës Basri  Ibrahimi, i cili foli edhe në emër të ministrit Arban Abrashi, tha se në kompanitë e mëdha duhet krijuar kushte për siguri në punë, andaj ai ka vlerësuar lart sigurinë në punë që bëhet në Sharrcem, i cili tha se në këtë kompani në bazë të informatave të tij, nuk ka lëndime dhe as një vdekje të të punësuarve në Sharrcem.

Ai tha se Sharrcem është një shembull I mirë për siguri ose kampion për siguri dhe shëndet të punëtorëve.

Ibrahimi tha se duhet të vazhdojë edhe më tej ky fokus për sigurinë e punonjësve në fabrikën Sharrcem.

Në kuadër të këtij programi për shëndetin she sigurinë në punë në Sharrcem, bëri prezantimin e programit të sigurisë dhe shëndetit, Minir Curri drejtor i Departamentit  për Siguri dhe Shëndet në Sharrcem, tregoi para punëtorëve dhe të pranishmëve elementet kryesore të një programi efektiv të sigurisë dhe shëndetësisë: Angazhimi në menaxhim dhe përfshirja e punonjësve, analiza e vendit të punës, parandalimi she kontrolli I rrezikut dhe trajnimi mbi sigurinë dhe shëndetin.

Të pranishmit vizituan fabrikën dhe vlerësuan një siguri të lartë prej hyrjes deri në punishte eshtë e lartë. Ky aktivitet po shënohet në kuadër të javës evropiane për siguri në punë, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e punëtorëve për shëndet dhe siguri në punë. Aktivitetet ishin bashkëpunim  mes kompanisë Sharrcem me MPMS, Inspektorati i Punës dhe KOSha.