Zëvendës-Presidenti i zgjedhur amerikan Mike Pence ka konfirmuar se Mitt Romney është duke u konsideruar për postin e Sekretarit të Shtetit.
Deklarata e Pence në një intervistë për Fox News, vjen pasi presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, u takua me Romneyn, një republikan i cili kritikoi gjatë fushatës, transmeton KosovaPress.
Ka pasur spekulime se është diskutuar postin e diplomatit të lartë.
Asnjeri nuk dha detaje të takimit të tyre të shtunën. Romney tha se bisedimet ishin “të gjera”.