Aktuale

Mitrovicë: Njoftim i rëndësishëm për Ramazan

Ka startuar Iniciativa “Pitalka gratis për skamnorët e Mitrovicës”

Ramazani po afrohet, ndërkohë që në këtë muaj ta ndjejnë të gjithë lumturinë është menduar kjo nismë.

Që të kemi sukses na duhet ndihma juaj në dy aspekte:

Kush njeh familje që qëndrojnë shumë keq financiarisht të na njoftoj me ato familje.
Donatorë të mundshëm që dëshirojnë të japin kontributin e tyre financiarisht lidhur me këtë nismë.
Poashtu në rast se paraqiten më shumë donatorë, krahas pitalkave është menduar që familjet në nevojë të ndihmohen edhe me pako ushqimore.