Aktuale

Mitrovicë e Veriut, sulmohen zyrtarët policorë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast të pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Nga kjo e fundit raportohet se në Fshatin Leshak të Mitrovicës së Veriut është arrestuar i dyshuari i nacionalitetit serb pasi që i njëjti në ndikim të alkoolit ka penguar dhe sulmuar gjatë detyrës zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/