Një personit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë në Parkun ‘Xhevë dhe Fehmi Lladrovci’ në Mitrovicë.
Ai është intervistuar. Pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Parku Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, Mitrovicë 05.03.2020-18:00. Është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me gas. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja.