Aktuale

Mitrovicë, burri me sëpatë në duar rreh gruan dhe fëmijët

Një grua ka raportuar në polici se së bashku me dy fëmijët e saj është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur dje në Mitrovicë rreth orës 17:50. Sipas policisë, i dyshuari me sëpatë ka dëmtuar dhe ka thyer disa orendi shtëpiake si dhe dritaren dhe derën e hyrjes së shtëpisë.

“Të gjitha palët pas shoqërimit në Polici janë intervistuar, me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./GazetaExpress

the authorBurbuqe Metolli