Kanë përfunduar punët në asfaltimin e rrugës së liqenit të qytetit, 1.5 kilometra përgjatë lumit Ibër, në fshatin Suhadoll të Mitrovicës.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se përfaqësuesit e kompanisë kanë thënë se rruga do të përfundojë sot, ndërkohë që kanë mbetur edhe pak punë, për tu kryer deri në fund të vitit i tërë projekti.
“Punët kryesore të parapara me projekt kanë përfunduar. Nëse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i alokon edhe mjetet e mbetura, atëherë jemi të bindur se projekti do të përfundoj deri në fund të vitit. Por, nëse mjetet, vonohen, atëherë në mungesë të tyre, edhe punët nuk do të mund të kryhen”, thanë përfaqësuesit e Kompanisë “Bajraktari.
Në anën tjetër, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme të realizuara në Mitrovicë.
Sipas tij, qytetarët do të gjejnë freski në këto ditë të nxehta vere.
Projekti i ndërtimit të liqenit në Suhadoll, është një projekt i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që arrin vlerën në rreth 4.5 milionë euro. Liqeni ka gjatësi prej 1.5 metra, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në tri metra./KosovaPress/