Aktuale

Mitrovicasit kërkojnë ndërtimin e xhamisë afër Urës së Ibrit

Derisa në Prishtinë serbët po e duan përfundimin e kishës së tyre brenda kampusit universitar, në Mitrovicë dikush po e do xhaminë e vjetër afër Urës së Ibrit.

 

Madje, të paktën me propozime vizuele po jepen edhe ide se si do të dukej në rast të lejes së rindërtimit, raporton klankosova.

I pari që e filloi këtë ide është Naser Gashi nga Mitrovica. Ai thotë se ideja për rindërtimin e xhamisë është se aty ka qenë e ndërtuar më parë një xhami.

Gashi ka filluar që fushatën ta zhvillojë në rrjetet sociale, derisa shpreson që ideja e tij të marrë formë.

“E pash vendin që e kishin gërmuar këtu punëtoret dhe më shtyri që të bëjë një fushatë, duke qenë se aty ka qenë xhamia e Ibrit”, thotë Gashi.

Edhe qytetarët e Mitrovicës janë të pajtimit që afër Urës së Ibrit të rindërtohet xhamia.