Komuna e Mitrovicës, e udhëhequr nga kryetari Agim Bahtiri, nesër në orën 10:00 do të mbajë një tubim protestues në oborrin e saj, përmes të cilit do të kërkohet lirimi nga burgu i Nehat Thaqit, drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Protestën e ka konfirmuar kryetari Agim Bahtiri, i cili ka treguar për veriu.info se në këtë protestë do të marrin pjesë punëtorët e administratës komunale të Mitrovicës, ku do të kërkohet lirimi i menjëhershëm i Thaqit.
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë është arrestuar më 29 shtator nga policia kufitare e Serbisë, të cilit nga Gjykata e Lartë e Nishit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në bazë të fletarrestit të autoriteteve serbe për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit.