KTV ka marrë informacione të reja rreth vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Dumosh – Batllavë, komuna e Podujevës.
Personi është 45 vjeçar dhe ka qenë punëtor i KEDS-it.
Mbrëmë, të ndjerin e ka thirrur dikush në telefon. Ai ka dalë në vendin e caktuar dhe te xhamia e fshatit e kanë marrë dy vetura.
Disa metrash më larg, ai është vrarë.
Askush nuk i di arsyet e kësaj vrasjeje.
Familjarët thonë se ai nuk ka pasur probleme me askënd.
I ndjeri pas vetes ka lënë bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë.