Policia në Las Vegas thotë se ende nuk ka një motiv se përse vrasësi Stephen Paddock, qëlloi pa pushuar nga dritaret e hotelit të kazinosë Mandalay Baym duke vrarë të paktën 58 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë gjatë një koncerti të muzikës kantri (country) të dielën e shkuar.
Zyrtari i rendit, Kevin McMahill tha për median se policia është ende në kërkim të të dhënave.