Gara e përvitshme e spektaklit të bukurisë Miss Shqipëria është në edicionin e 18-të të tij. Vajzat pretendente për kurorën kanë shëtitur shumë destinacione të Shqipërisë si kruja, Berati, Pogradeci, Durrësi etj. Ky konkurs bukurie…
Gara e përvitshme e spektaklit të bukurisë Miss Shqipëria është në edicionin e 18-të të tij. Vajzat pretendente për kurorën kanë shëtitur shumë destinacione të Shqipërisë si kruja, Berati, Pogradeci, Durrësi etj. Ky konkurs bukurie do të mbahet në pedonalen e Lezhës.
Moderimi këtë vit i është beduar gazetarit Enkel Demi, por ç’është më e veçata, Enkelit po t’i bashkohet edhe këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi. Të ftuar të tjerë në këtë edicion të 18-të do të jenë: Eneda Tarifa, Devis Xherahu, Altin Goci, Filloreta Raçi dhe këngëtarja nga Maqedonia, Kaliopi.
Tashmë është bërë traditë që Miss Shqipëria zhvillohet çdo vit në periudhën e verës, në të cilën ndërthuren dhe shfaqen bukuritë shqiptare, por edhe rifreskohen në mendjen e spektatorit trashëgimia kulturore dhe arkeologjia e historia e Shqipërisë.




