Aktuale

Mirënjohje për mësuesin hero të Drenasit

Asamblesiti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori i shoqëruar edhe nga asambleistët Vehbi Berisha dhe Sokol Bylykbashi, i kanë dhuruar një mirënjohje për veprimin e guximshëm mësimdhënësit hero, Ramadan Ramaj.

Njoftimin e ka bërë të ditur Drenori përmes një postimi në Facebook, të cilin mund ta lexoni të plotë:

Vizitë përkrahëse mësimdhënësit HERO, z. Ramadan Ramaj për veprimet e guximshme në demaskimin e fallcifikimit në arsim në Drenas.

Së bashku me kolegët e asamblese komunale, z. Vehbi Berisha dhe z. Sokol Bylykbashi në shenjë vlerësimit i dorëzuam një mirënjohje.

Sot kjo çështje u debatu gjerë e gjatë edhe ne mbledhjen e kuvendit komunal.

Lajmin e mirë në mbledhje e dha sot Kryetari Lladrovci, i cili e paralajmëroj lirimin së shpejti nga detyra e drejtorit të DKA-së, z. Sadik Tahiraj.