Rajon & Botë

“Mirë se vini në EUgoslavia”

Revista amerikane në botimin e saj për Europën ka bërë paralele ndërmjet shpërbërjes së ish – Jugosllavisë dhe krizës në Bashkimin Europian me titullin “Mirë se vini në EUgoslavia”, transmeton Koha.net.

Revista mendon se “Politico”, pas vendimit të Britanisë së Madhe të braktisë Unionin “Ballkani është kudo i pranishëm në BE-në e tashme 27 anëtarësh” dhe “shtimit të nëngrupeve në BE në shenjë të thellimit të gjendjes së keqe “.

Në analizën e gazetës theksohet se ndarja aktuale në BE bllokun verior në krye me Gjermaninë dhe atë jugor në krye me Francën, ndërsa për shkak të krizës ekonomike, po krijohen edhe nëngrupe të tjera brenda Unionit.

Dalja e Britanisë së Madhe, BREXIT, shton “Politico”, ka shkaktuar ngjeshjen e radhëve të vendeve të Mesdheut (Greqi, Francë, Itali, Portugali, Spanjë, Qipro e Maltë qëllimi i të cilave është të vendosin digë bllokut me në krye Berlinin “i cili ka nxitur rrënimin ekonomik të bllokut jugor”.

Mospajtime, të mëdha në BE ka sidomos rreth pranimit të numri të emigrantëve nga Afrika dhe Azia.