Aktuale

Miratohet Rezoluta për mbyllejn e lojërave të fatit

Kuvendi i Kosovës sapo ka miratuar rezolutën për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit në vend.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 74 vota për (një pa kartelë), asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klan Kosova.

Më anë të kësaj rezolute pezullohet çdo aktivitet e tyre deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës.

Brenda 30 ditësh sipas rezolutës Qeveria e Kosovës obligohet që të sjellë ligjin e ri për mbylljen e kazionve dhe lojërave të fatit për periudhë dhjetëvjeçare.

Pas konsultimeve me grupet parlamentare, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka lexuar rezolutën e përmirësuar në të cilën përfshihen dy pika.

Që Qeveria e Kosovës të nis procedurat ligjorë për ndalimin e aktivitetit të lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit, dhe që brenda 30 ditësh të sjell në Qeveri ligjin e plotësuar që ndalon në një periudhë 10 vjeçare aktivitetin e tyre.

Pikat e kësaj rezolute janë:

1.Qeveria të nis procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojet lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit.
2.Brenda 30 ditëve Qeveria të sjell në Kuvend, ligjin e ri që ndalon aktivitetin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë prej 10 viteve.

the authorBurbuqe Metolli