Pas votimit të deklaratës së Kuvendit të Kosovës i cili e njeh shtetin vetëm si Republikë, është hedhur në votim edhe njëherë tjetër ratifikimi marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
Ligjvënësit kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes për themelimin e këtij fondi.
Në këtë votim kanë marrë pjesë 91 deputetë, prej tyre 89 kanë votuar pro dhe 2 kundër./KosovaPress/