Organizata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Kina pritet që të miratojnë sot një protokoll që synon parandalimin e përplasjeve në ujërat e diskutuar në Detin e Kinës Jugore.
Nënshkrimi i “Kodit për Takime të pa Planifikuara në Det” në mbledhjen në Vientiane, Laos, erdhi pasi Filipinet paralajmëruan se Kina mund të jetë duke u përgatitur të ndërtojë ishuj të rinj.
Departamenti i Mbrojtjes së Filipineve kishte publikuar disa fotografi të anijeve të kapura në Detin e Kinës Jugore.
Zyrtarët thanë se këto marrëveshje do të jenë shumë të rëndësishme për të parandaluar përplasje të mundshme.