Aktuale

Miratohet projektligji për parandalim të konflikt të interesit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se me këtë projektligj është bërë përpjekje t’i kushtohet vëmendje konfliktit të interesit.

Qeveria po ashtu miratoi projektligjin për ndërmarrje sociale.  Ministri i Punës Arban Abrashi tha se ky projektligj ofron mundësi te mirë dhe ndihmon zhvillimit të konceptit të ndërmarrësisë sociale.

Qeveria miratoi edhe projekt rregulloren për regjistrimin dhe aprovimin e operatorëve të biznesit me ushqim.

Anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme miratuan edhe projekt rregulloren për lëshimin e certifikatës Apostile.

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se Kosova është bërë pjese e Konventës Apostile ne korrik të këtij viti.

Po ashtu sot Qeveria miratoi edhe draft Strategjinë sektoriale të Shëndetësisë për vitet 2017-2021./KosovaPress/