Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.
Shqyrtimi i dytë i këtij Projektligji kaloi pa vota kundër, pa abstenime dhe pa diskutim.
Edhe në shqyrtimin e parë ky Projektligj ishte votuar unanimisht nga deputetët.