Me 71 vota për, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit. Projektligji në parim synon profilizimin e inspektorëve të arsimit dhe zgjerimin e veprimtarisë së tij.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në prezantimin e Projektligjit deklaroi se inspektorët do të profilizohen në inspektim administrativ dhe pedagogjik.
“Është një projektligj për rritjen e cilësisë në sistemin arsimor sepse një inspektorat profesional dhe kredibil është faktor i rëndësishëm në stabilitetin e sistemit arsimor, në ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor. Risia kryesore është se profilizon pjesën e inspektimit administrativ dhe pedagogjik”, tha Bajrami.
Nga 73 deputetë prezentë, 71 ishin për dhe dy abstenuan. Ndërkaq nuk pati asnjë kundërshtim për këtë Projektligj.