Aktuale

Miratohet plani aksionar për shqyrtimin e sfidave të Raportit të Progresit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar planin aksionar për shqyrtimin e sfidave të Raportit të Progresit.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të shikohen mangësitë e këtij raporti në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

“Kam kërkuar nga ministrat që t’i gjejnë mangësitë dhe të bëjnë veprime, mos t’i shikojnë vetëm anët e mira”, ka deklaruar kryeministri, raporton lajmi.net.

Ndërkohë ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka thënë se gjatë javës tjetër këshilli ministror do ta shqyrtojë këtë raport.

Në konferencën drejtuar gazetarëve, Haradinaj ka thënë se mirëpret mundësinë e koordinimit me gjithë spektrin politik për tema nacionale.

Tutje, ai ka shtuar se do t’iu shkruaj redaktorëve të të gjitha medieve që të bashkëpunojnë lidhur me raportimet në mënyrë që rrugëtimin drejt liberalizmit ta ndihmojmë të gjithë për hirë të qytetarëve tanë./Lajmi.net/