Aktuale

Miratohet Buxheti, që për herë të parë është 2 miliardë euro

Kuvendi i Kosovës shqyrtoi 30 amendamente, ku disa kanë marrë pëlqimin e Komisionit funksional dhe disa të tjera nuk janë votuar nga deputetët në seancën që u mbajt në orët e vona të natës së sotme.

Amendamentet si në vijim: Amendamenti 29, i propozuar nga deputeti Shpëtim Bulliqi nuk kaloi. Amendamenti 30 i propozuar nga Teuta Haxhiu për një projekt në Deçan rreth 100 mijë euro nuk kaloi. Amendamenti 32 i propozuar nga deputetja Tauta Haxhiu, për projekt në rrugën Deçan-Plavë, nuk ka kaluar. Amendamenti 33 deri 37 janë tërhequr nga Armend Zemaj. Amendamenti i 40 i propozuar nga Pal Lelak me dy projekte në vlerë 230 mijë euro nuk kaloi. Amendamentin 41 e ka tërheq Pal Lekaj. Amendamenti 42 i propozuar nga deputeti Bali Muharremaj është aprovuar, kurse amendamenti tjetër 44 nga deputeti Bali Muahrrimi nuk kaloi. Amendamenti 45 i Danush Ademit nuk ka marrë vota të mjaftueshme për votim. Amendamenti i 46 i propozuar nga Aida Dërguti nuk ka kaluar. Amendamenti 47 i propozuar nga deputeti Ali Berisha për spitalin e Pejës nuk ka kaluar. Amendamentet 48, 49 dhe 50 të propozuara nga Enver Hoti nuk morën votat e duhura nga deputet, kurse amendamentet 51 dhe 52 kanë fituar përkrahjen e Komisionit funksional. Amendamenti 53 i propozuar nga deputetët Nezir Çoqaj dhe Luljeta Veselaj, pa përkrahjen e Komisionit funksional, ku kërkoi edhe ministri Hoti të mos votohet, ku edhe shumica e deputetëve nuk e përkrahën. Amendamenti 54 i propozuar nga Time Kadrijaj pa përkrahjen Komisionit funksional ka kaluar, kurse amendamentet 55 dhe 56 deputetja i ka tërhequr. Amendamenti 57 i propozuar nga deputeti Hajdar Beqa, i cili ka treguar burimin e financimit, pa përkrahjen e Komisionit funksional nuk kaloi. Amendamenti 58, 59 i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu kanë pasur përkrahje nga komisioni funksional. Kurse, amendamenti 60 i propozuar nga deputeti Haxhiu pa përkrahjen e Komisionit funksional nuk ka kaluar.

Ministri Avdulla Hoti propozoi financimin e ndërtimit të objektit të Doganës dhe ATK, i cili mori mbështetjen e deputetëve.

Deputetët e Kuvendit më 70 vota pro dhe 7 kundër, kanë miratuar Buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili për herë të parë është 2 miliardë euro./KosovaPress/