Aktuale

Miratohen Projektligji për Shoqëritë Tregtare dhe ai për Standardizim

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar edhe Projektligjin për Shoqëritë Tregtare.

Pro këtij projektligji votuan 89 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu menjëherë në votim është hedhur edhe Projektligji për Standardizim i cili mori miratimin e 91 deputetëve.

Kundër këtij projektligji nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim./KosovaPress/