Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe katër projekte duke vazhduar për me rendin e ditës për projektet e radhës.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa, Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, Projektligjin për kamatëvonesat në transaksionet tregtare, Projektligjin për Kundërvajtje, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Po vazhdon debati për Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor