Plani i Austrisë për vendosjen e kontrollit kufitar dhe eventualisht edhe trupave për të parandaluar hyrjen e migrantëve që të kalojnë nga Italia në territorin e saj, do të ketë pasoja për bashkëpunimin e sigurisë ndërmjet dy shteteve, ka tërhequr vërejtjen sot ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Marco Minniti.
Ai ka thënë se situata në pikën kufitare të Alpeve, Brener, nuk është e jashtëzakonshme, derisa Ministria e Mbrojtjes së Austrisë ka bërë të ditur se kontrolli do të hyjë në fuqi në atë pikë kufitare, transmeton Reuters.