Rajon & Botë

Minmar, përmbytjet shkaktojnë tetë të vdekur dhe 430 000 të evakuar

Të paktën tetë persona humbën jetën, ndërkohë që 430 000 të tjerë janë detyruar të shpërngulen në nëntë rajone të Mianmarit Qendror dhe Verior, njoftoi sot Ministria e Informacionit.

Reshjet që kanë filluar që nga fundi i muajit të kaluar kanë shkaktuar përmbytje në nëntë rajone, ndërkohë që tre lumenjtë kryesorë të vendit shihen si shkaktarë të këtyre përmbytjeve.

”Rajoni më i goditur është ai i Ayeyawaddyt, ku janë shpërngulur me shumë se 210 000 persona”, tha ministria e sipërcituar.

Përmbytjet janë të zakonshme në Mianmar gjatë sezonit të musoneve.

Vitin e kaluar vdiqën 100 persona dhe u evakuan një milion të tjerë.