Aktuale

Ministrja Hoxha u uron besimtarëve musliman Kurban Bajramin

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë myslimane për festën e Kurban Bajramit.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, Gëzuar Kurban Bajrami!

Me rastin e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve mysliman, brenda dhe jashtë vendi, ua uroj Festën me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e begati në familjet Tuaja.

Festa e Kurban Bajramit, është festë që na kthen te burimet themelore të mirësisë, përkushtimit dhe mirëkuptimit, mesazhet thelbësore për secilin njeri- sakrifica.

Adhurimi i Zotit, ndjenja e thellë e respektit për krijuesin, na fuqizon vullnetin për punë të dobishme dhe të vlershme për të tjerët, për solidaritetin dhe dashurinë në mes njerëzve dhe popujve.

Me fat Kurban Bajrami!”ka shkruar ajo në facebook.