Aktuale

Ministrja Hoxha: Thaqi duhet të gjykohet vetëm në Kosovë, nëse ka dëshmi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit kushtuar arrestimit të Nehat Thaqit, ka thënë se në rast se ka bazë se Thaqi ka kryer ndonjë vepër atëherë organet e drejtësisë së Kosovës duhet të merren me rastin.

 

Duhet theksuar se Ministria e Drëjtësisë është në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më ministrinë e Punëve  të Brendshme lidhur me rastin e Nehat Thaqit.

“Thaqi duhet të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryera në Kosovë, nëse ka dëshmi”, ka shtuar Hoxha.