Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën drejt BE’së dhe përgjatë kësaj rruge thekson se presin që sipas marrëveshjes së MSA’së, reformat që parashihen me këtë dhe pastaj edhe raporti i progresit janë një udhërrëfyes për vendin.
“Reformat që ne i kemi filluar duhet të marrin shpejtësinë e duhur sepse vetëm kështu mund ta marrim hapin.
Kjo varet se sa shpejt në duam të shkojmë aty. Me publikimin e raportit të vendit , Qeveria ka reaguar menjëherë duke i identifikuar sfidat dhe rekomandimet që kanë dal nga raporti i vendit, kemi dhënë afate kohore, ju kemi dhënë përgjegjësitë të gjitha atyre që janë të përmendura në mënyrë direkte ose indirekte”, tha ajo në konferencën e Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan me temën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi rajonal dhe Integrimi Evropian”.
Hoxha tha se javën e ardhshme presin misioni vlerësues nga KE. Ajo shprehet optimiste se brenda këtij viti qytetarët kosovarë të mos mbesin të vetmit qytetarë në rajon të izoluar./Express