Aktuale

Ministrja Haradinaj: Drejtësi për plagët e luftës do të kërkojmë kudo në botë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla,  ka bërë nderime te memoriali Heroinat, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se e drejtësia dhe plagët që na u janë shkaktuar gjatë luftës do të kërkohen kudo në botë.

“Ju faleminderit për punën e pa lodhshme që keni bërë e sidomos në kohën e pandemisë”.

“Shpresoj që në misionin tonë të përbashkët në forcimin e shtetit të Kosovës të kemi bashkëpunim të plotë të ngushtë dhe të sinqertë”.

“Jo rastësisht sot para se të mare detyrën po e filloj me nderime të memoriali Heroinat duke u zotuar nga këtu se e vërteta e plotë e Kosovës kudo që të jemi në botë do të thuhet fuqishëm kurse drejtësia për plagët tona do të kërkohet pa ndalë”.

the authorGazetaKNN