Ministrja më e re e kabinetit suedez e cila kishte ardhur nga Bosnja si refugjate, ka dhënë dorëheqje të shtunën, pasi u kap duke ngarë veturën nën ndikimin e alkoolit, transmeton KosovaPress.
Aida Hadzialic 29 vjeçare është ministre e Arsimit të Lartë në qeverinë e qendrës së majtë dhe ministrja e parë me origjinë myslimane në Suedi. Ajo e konsideroi incidentin si gabimin më të madh të jetës së saj.
Hadzialic mund të përballet me një dënim deri në 6 muaj burg pasi policia zbuloi nivelin e alkoolit në gjak mbi 0.2 milje në gjak.