Aktuale

Ministrja e Jashtme suedeze sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Ajo gjatë ditës do të takohet me krerët e lartë të shtetit dhe homologun e saj kosovar.

Agjenda e saj fillon në takim me presidentin, Hashim Thaçi duke vazhduar më pas me homologun e saj, ministrin Enver Hoxhaj dhe krejt në fund do të takohet me të parin e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafën.