Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar detaje të bisedës që kanë pasur sot në video-konferencën me ambasadorët.
Kryediplomatja e Kosovës ka shkruar në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook se së bashku me kryeministrin, Avdullah Hoti, kanë pasur sot një videokonferencë me Ambasadorët e Republikës së Kosovës që janë në misione diplomatike nëpër botë.
“I informuam rreth marrëveshjes së arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë nën garancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si hap i madh pararendës drejt marrëveshjes finale për njohje reciproke. Diskutuam pikat e marrëveshjes së Uashingtonit që ndërlidhen me fushëveprimin e MPJD-së, në veçanti njohjen historike nga Izraeli, dhe implementimin i kësaj marrëveshjeje ditëve në vijim”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj-Stublla.
Postimi i plotë i Haradinaj-Stubllës, pa ndërhyrje:
Me Kryeministrin Hoti dhe Drejtorinë e Përgjithshme të MPJD-së, sot mbajtëm një videokonferencë me Ambasadorët e Republikës së Kosovës që janë në misione diplomatike nëpër botë.
I informuam rreth marrëveshjes së arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë nën garancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si hap i madh pararendës drejt marrëveshjes finale për njohje reciproke.
Diskutuam pikat e marrëveshjes së Uashingtonit që ndërlidhen me fushëveprimin e MPJD-së, në veçanti njohjen historike nga Izraeli, dhe implementimin i kësaj marrëveshjeje ditëve në vijim.
I falënderova Ambasadorët tanë për punën e tyre të mirë përkundër gjendjes pandemike dhe masave të kufizimit. Ju kërkova atyre dinamikë të shtuar të veprimit diplomatik në proklamimin e të vërtetës së Kosovës, dhe proaktivitet në vendet pritëse që të shfytëzojmë momentumin e krijuar për të krijuar ura të reja miqësie me synimin e shtimit të njohjeve për Kosovën. /Lajmi.net/