Aktuale

Ministrja e Drejtësisë deklarohet për arrestimin e Haradinajt, ja çfarë thotë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ka konfirmuar për Gazetën Express se Ramush Haradinaj është arrestuar jashtë vendit. Ajo ka bërë më dije se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për lirimin e tij.

“Është e vërtetë se është arrestuar lideri i AAK’së. Ne jemi duke i marr të gjitha masat që Haradinaj të lirohet sa më shpejt. Për këtë jemi duke punuar edhe me Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat tona”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka thënë se deri më tani nuk i din arsyet se pse është arrestuar Ramush Hardinaj nga autoritete Franceze.

“ Jemi duke punuar. Shumë shpejt do t’i marrim vesh edhe arsyet e këtij arrestimi”, ka treguar ajo. /Gazeta Express/.