Aktuale

Ministria e Shëndetësisë flet për vdekjen e Bajram Rexhepit!

Lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë Rrustem Musa.

Sipas tij, Rexhepi ka ndërruar jetë rreth një orë më parë.

“Po vdekja e tij ka ndodhur para rreth një ore, ma konfirmuan edhe familjarët e tij”, tha ai për “Gazeta Blic”

Ai po qëndronte në trajtim mjekësor në një spital universitar të Stambollit që nga data 25 prill e këtij viti.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar si pasojë e disa komplikimeve në organet vitale. /Gazeta Blic/