Reshjet e borës që po bien në Kosovë, nuk kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët rajonale dhe në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk paraqiten vështirësi në komunikacion.
Komunikata e plotë nga MI:
Duke u bazuar nga të dhënat të cilat i kemi marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe Autostrada “Ibrahim Rugova” janë të kalueshme.
Edhe pse reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës, ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajten e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve.
Njëherit kërkojmë nga qytetarët e vendit tonë që të jenë të pajisur me pajisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.